Dushan Vlahoviç ka lënë ngjyrat bardhezi të Juventusit, për të veshur ato bardhezi të Beshiktashit. Ka qenë vetë klubi turk ai që ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit serb.
Ky i fundit ka nënshkruar për tre vitet e ardhshëm dhe ka siguruar një rrogë marramendëse në klubin turk, me shifra që nuk ia garantonte Juventusi për rinovimin, por as edhe klubet angleze që e kishin kontaktuar. Vetë klubi bëri të ditur se lojtari kishte nënshkruar për tre vitet e ardhshme me një rrogë prej 7,5 milionë eurosh neto në sezon.
“Mirë se vjen te Beshiktash, Dushan Vlahoviç! Klubi i Beshiktash njofton se ka arritur një marrëveshje për futbollistin profesionist Dushan Vlahoviç.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, të vlefshme nga sezoni 2026-2027 deri në fund të sezonit 2028-2029. Serbi do të marrë një pagë të garantuar prej 7500000 eurosh për çdo sezon futbollistik”, shkruhej në njoftimin e Beshkitashit.


