Lajmi i ditëve të fundit për firmosjen e portierit moldav Cristian Avram me Vllazninë sapo është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi shkodran. Pak minuta më parë përmes faqes zyrtare është bërë e ditur se gardiani i kombëtares moldave ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqeblutë.
Ja postimi i klubit shkodran:
WELCOME CRISTIAN AVRAM!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit Cristian Avram, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.
Portieri moldav, i aktivizuar edhe me Kombëtaren e Moldavisë, vjen për të përforcuar portën kuqeblu me eksperiencën dhe cilësitë e tij.
Mirë se erdhe në Shkodër, Cristian!
Suksese me fanellën kuqeblu!


