Tuesday, August 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARELAJMI I FUNDIT / Besëlidhja firmos me ish-sulmuesin e Ballkanit

LAJMI I FUNDIT / Besëlidhja firmos me ish-sulmuesin e Ballkanit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka bërë një tjetër lëvizje në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Festim Alidema. 28-vjeçari ka firmosur me klubin lezhjan dhe do të jetë një tjetër alternativë për trajnerin Elvis Plori në repartin ofensiv.

Alidema është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur me Erzenin dhe Pogradecin. Me Pogradecin, dy sezone më parë, ai shënoi 6 gola në kampionat, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës liqenore.

Në karrierën e tij, sulmuesi nga Kosova ka luajtur gjithashtu për Llapi, Slaven Belupo, Hrvatski Dragovoljac, Dritën dhe Lirinë e Prizrenit, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit.

Afrimi i Alidemës shihet si një përforcim i rëndësishëm për Besëlidhjen, që po kompleton grupin në prag të startit të Kategorisë së Parë. Lezhjanët do ta nisin kampionatin më 5 shtator në transfertë ndaj Kukësit, ndërsa objektivi i klubit mbetet rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments