Lutfi Dalipi e ka nisur sezonin e ri me “marshin e shtatë”. Talenti shqiptar grumbullon 3 gola dhe 7 asiste në 7 paraqitje të Superligës së Zvicrës.
Edhe pse është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, lojtari në fjalë po demostron “pjekuri” të jashtëzakonshme në fazën ndërtuese dhe goditëse. Dalipi luan me Vaduz, ndërsa është i gjatë 183 centimetra.
Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Lufti Dalipi ka të drejtë të zgjedh mes 4 përfaqësuesve, konkretisht Zvicrës, Portugalisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Për Kombëtaren tonë, talenti i mësipërm mund të rezultojë “diamant” i së ardhmes në repartin e mesfushës apo edhe disi më i “zgjatur” në sulm.


