Gabimet e bëra në ndeshjet e para duheshin analizuar, por te Vllaznia harruan ta bëjnë këtë gjë dhe u morën më shumë me arbitrimin”- kështu është shprehur ish- drejtori sportiv i kuqebluve Tefik Osmani tashmë me funksionin e zyrtarit në institucionin e futbollit shqiptar. Në analizën e bërë për kampionatin e Superiores ai është ndalur tek të gjitha skuadra por më së shumti tek Vllaznia, skuadër që e njeh mirë.
“Vllaznia u mor shumë me arbitrimin dhe harroi të bënte analizën e gabimeve. Unë mendoj se një skuadër kur arrin të gabojë, duhet të shikojë ku të përmirësohet. Po të shikosh Vllazninë, bën gabime që nuk mund t’i bëjë një skuadër të madhe.
Kur them kështu, e quaj edhe nuk mund të largohen dy lojtarë kur kanë luajtur 2-3 ndeshjet e para dhe ti njofton largimin e tyre. Aq më tepër kur ti këto lojtarë në ndeshjet e para i ke pasur të formacionit.
Kjo tregon diçka që, më mirë duhet ta thonë ato brenda. Ne po flasim, por jemi nga jashtë, por një skuadër e madhe nuk mund të bëjë këto gabime. Dashje apo dashje, këto largime ndikojnë te skuadra.
Në momentin që ti ke probleme në mbrojtje dhe ti arrin të largosh edhe një qendërmbrojtës…”, u shpreh Osmani për “FSHF TV”.


