FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEDrejtori Rexha: Veleçiku shkon në Lushnjë me objektivin e qartë për të...

Drejtori Rexha: Veleçiku shkon në Lushnjë me objektivin e qartë për të marrë pikë

Nesër starton kampionati i kategorisë së dytë të futbollit shqiptar dhe Veleçiku sfidën e javës së parë do ta luajë në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj ekipit vendas Lushnja. Një ballafaqim i vështirë për më tepër që kundërshtari duket se është organizuar në mënyrën e duhur dhe pretendon rikthimin në kategorinë e parë.

Megjithatë në kampin koplikas besojnë se mund t’ia dalin të marrin pikë në Lushnjë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori teknik Nuri Rexha në një prononcim të dhënë për gazetarin Bashkim Ramekaj kur shprehet:

“Fillimi është shumë i vështirë për vetë problematikën që e shoqëron Veleçikun, megjithatë në Lushnjë ne do të shkojmë me objektivin e qartë për të marrë pikë. Ekipi është organizuar pothuajse plotësisht dhe lojtarët do ta marrin veten nga ndeshja në ndeshje.

Kemi marrë disa lojtarë që janë cilësorë si Ruqi, Bega, u rikthye sërish Shekaj dhe bashkë edhe me djemtë e rinj them se do ta realizojmë edhe këtë vit objektivin, i cili është për të mos rënë nga kategoria, kaq”

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments