FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Sulmuesi shkodran ëndërron ftesën në kombëtare: Trajneri Maran më tha…

VIDEO/ Sulmuesi shkodran ëndërron ftesën në kombëtare: Trajneri Maran më tha…

Sabah Kerjota është sulmuesi i djathtë që po bën mjaft mirë me Hearts, ndërsa për të dytin sezon radhazi synohet titulli. Së fundmi trajneri Rolando Maran e takoi në Skoci. Kerjota ndërkohë ëndërron ftesën nga kuqezinjtë.

Së fundi ai ka dhënë një intervistë mbrëmë për gazetarin Gjergj Kola ku ka folur për golin e tij të parë në Skoci, por edhe për dëshirën e tij të madhe që një ditë të veshë fanellën e kombëtares.

“Maran? Nëse nuk e mbaj mend keq, ka qenë ndeshja kundër St Johnstone në fund të gushtit. U takuam dhe më ka thënë çfarë mendon ai për skuadrën, si do të luajë. çfarë mendon ai se çfarë lojtari jam unë dhe nëse mund t’i nevojitet. Më ka dhënë një përshtypje të mirë. E dija kush ishte përpara, por nuk e kisha njohur si e mendon ai futbollin. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër veç për të parë çfarë do të ndodhë.

Ftesë? E pres sepse për një lojtar shqiptar që të vijë të luajë me Kombëtaren është një mrekulli. Për mua që jam rritur te Vllaznia, që e ndjen kombëtaren më shumë se një lojtar që luan jashtë. është një gjë shumë e madhe. Nëse nuk do vi këtë herë, do bëj të pamundurën që këtu të luaj sa më mirë.

Të bëj gola dhe asist, që t’i tregoj trajnerit që e meritoj një vend në Kombëtare. Dhe pse është e vështirë, e dimë se Kombëtarja ka lojtar dhe sulmues shumë të mirë që luajnë ndër ekipet më të forta në Europë do të thoja. Po pres, por nëse nuk vjen do mundohem më të mirën që të thirrem herën tjetër”, u shpreh Kerjota për “Shkodra Sport”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments