Dy humbjet e pësuara në dy javët e para të kampionatit duket se nuk janë pritur mirë në kampin lezhjan. Drejtuesit e Besëlidhjes kanë qenë shumë të mërzitur me një situatë të tillë, por nga ana tjetër edhe vetë stafi teknik ka marrë përgjegjësitë e tij.
Si rrjedhojë mësohet se trajneri Elvis Plori ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Një gjë e tillë konfirmohet ekskluzivisht për Gazeta “Shkodra Sport” nga vetë ai kur shprehet:
“Po është e vërtetë që kam paraqitur dorëheqjen. Situata e krijuar kuptohet që pikësëpari rëndon mbi stafin pavarësisht se janë vetëm dy javë kampionat dhe është shumë herët për të parë formën më të mirë të skuadrës.
Gjithsesi unë marr përgjegjësitë e mia dhe largohem duke i uruar suksese Besëlidhjes. Jam i bindur se po ta vazhdoja punën, do ta kishim arritur objektivin që i kishim vënë vetes, por gjërat në futboll shpeshherë nuk shkojnë ashtu siç e parashikon”.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


