FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Talenti me origjinë nga Shkodra shënon një super gol ndaj Napolit...

VIDEO/ Talenti me origjinë nga Shkodra shënon një super gol ndaj Napolit U-20

Talenti shqiptar me origjinë nga Shkodra- Kevin Gjoka, ka shkëlqyer përsëri në fushë, duke shënuar një gol spektakolar ndaj ekipit U-20 të Napolit.

Sulmuesi anësor, i cili përfaqëson Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, po kalon një formë shumë të mirë, duke regjistruar dy gola në dy ndeshjet e fundit në kampionatin Primavera 2-B.

Kujtojmë se Gjoka u transferua te Catanzaro U-19 nga Juventus U-20 vitin e kaluar. Gjatë sezonit të kaluar ai ishte pjesë e skuadrës së parë të Catanzaro-s, megjithëse nuk pati mundësi të debutonte në ndeshje zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments