FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREQatip Osmani pas fitores ndaj Vllaznisë: Triumfuam në aspektin tekniko- taktik

Qatip Osmani pas fitores ndaj Vllaznisë: Triumfuam në aspektin tekniko- taktik

Laçi mposhti Vllazninë, në kuadër të javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Derbi i veriut shkoi në favor të kurbinasve, të cilët fituan me rezultatin 2-0. Pas këtij dueli, ka folur dhe trajneri fitues, Qatip Osmani.

“Sigurisht që pas humbjes me Teutën ishte me rëndësi të fitohej ndeshja. Gjatë javës jemi përgatitur për lojën e Vllaznisë. Shumicën e të tjerave ekipi i plotësoi detyrat dhe bravo u qoftë.

Do vazhdoni kështu? Po sigurisht që do mundohemi. Nga sistemi ndonjëherë je i detyruar të ndërrosh për shkak të dëmtimeve, për arsye të ndryshme. Ekipi sot fitoi në drejtimin taktiko teknik. Ishin në dyluftime më të shpejtë, më të aftë. Sigurisht që do të vazhdojmë kështu”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments