FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave ende pa president. Hidhet shorti i kampionatit, por pjesmarrja...

Vllaznia e femrave ende pa president. Hidhet shorti i kampionatit, por pjesmarrja e sa ende në dyshim

Tema e Vllaznisë së femrave është kthyer në çështje dite së fundi në Shkodër dhe jo vetëm. Dorëheqja e presidentit Lazer Matija nga drejtimi i saj kanë vënë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e këtij ekipi.

Së fundi ndërkohë u përfol për mundësinë e marrjes së presidencës nga Ergi Axhani i cili siç dihet është njëkohësisht edhe president i KF Shiroka, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe për rrjedhojë një hipotezë e tillë ka rënë poshtë.

Në këto rrethana ka ende shumë paqartësi për të ardhmen e kësaj skuadre, ndonëse sot është hedhur shorti i kampionatit të ri dhe Vllaznia është përfshirë në kalendarin e saj, por pa patur një konfirmim përfundimtar nëse do të marrë pjesë apo jo.

Dilemat janë të mëdha se çfarë do të ndodhë me këtë ekip 13 herë kampion i vendit. Për momentin nuk ka asnjë garanci nëse do të marrë pjesë apo jo në kampionat. Ndeshja e parë është javën e ardhshme ndaj Atletik Klub dhe në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me këtë çështje.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments