Ka marrë disa nderime nga Bashkia Shkodër dhe Këshilli i Qarkut Shkodër, por Federata Shqiptare e Futbollit e “kishte harruar”. E kemi fjalën për ish- arbitrin e njohur shkodran të futbollit, Tef Prela.
Por çdi gjë është “korigjuar” dhe ka qenë pikërisht Tritan Kokona, zyrtari i institucionit të futbollit shqiptar që ka organizuar një ceremoni të thjeshtë por shumë kuptimplote për të nderuar njërin prej arbitrave më të mirë të Shqipërisë së viteve ’80.
Ceremonia është oganizuar ditën e djeshme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka qenë vetë presidenti i këtij institucioni, z. Armand Duka që i ka dorëzuar një çmim “Mirënjohje” Tef Prelës për kontributin e dhënë në arbitrimin shqiptar.
Padyshim që një vlerësim i tillë e ka bërë të ndihet mirë 84 vjeçarin që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që në vendin e tij nuk e kanë harruar dhe ceremonia e djeshme e tregoi më së miri këtë gjë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


