FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Vllaznia 'B' nuk pyet për Erzenin. E mund 5-0 dhe vijon...

VIDEO/ Vllaznia ‘B’ nuk pyet për Erzenin. E mund 5-0 dhe vijon të kryesojë renditjen

Vllaznia “B” e ka marrë shumë seriozisht startin e kampionatit të kategorisë së dytë. Pasditen e sotme ajo ka marrë edhe fitoren e tretë rradhazi në po kaq ndeshje të luajtura dhe si rrjedhojë kryeson renditjen e kampionatit me pikë të plota.

“Viktima” e rradhës për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka qenë Erzeni i Shijakut të cilin e ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Dy prej golave të këtij takimi janë shënuar në pjesën e parë dhe kishin të njëjtin autor- Allele Junior.

Në të dytën ndërkohë janë shënuar edhe tre gola të tjerë me autorë futbollistët Seralb Hotaj, Ersi Zaganjori dhe Irdi Zekaj. Për t’u përmendur edhe fakti që shijakasit fituan një 11-metërsh në pjesën e dytë por edhe nga pika e bardhë shijakasit nuk arritën të shënojnë sepse topi u grushtua nga portieri Rezart Bunjaj.

Përfundimisht 5-0 për Vllaznia “B” që duket se do të jetë një pretendente e fortë për titullin kampion këtë sezon megjitatë drejtuesit e ekipit nuk duan të nxitohen duke i marrë ndeshjet një e nga një.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments