Gabriel Kulla nuk ka ndër mend të ndalet dhe ka vazhduar edhe në këtë sezon serinë e tij mbresëlënëse të golave të shënuar në kampionatin e të rinjve në Itali me fanellën e Sasuolos.
Futbollisti 18-vjeçar shkodran i cili ka pasur mundësinë në këtë vit të debutojë edhe me ekipin e parë në Serinë A, sot ka shënuar golin e 6 të këtij edicioni, pas një sezoni ku kishte shënuar 16 herë në portat kundërshtare.
Në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Lacios, ai u tregua i aftë të vepronte mes linjave në një kundërsulm të shpejtë për të gjetur hapësirën për gjuajtjen që solli golin e rezultatit të përkohshëm 3-1.
SHIH VIDEON
Kulla është një element i cili ka shkëlqyer me Kombëtaret e moshave deri me U19 duke u bërë titullar i padiskutueshëm, ndërsa tashmë ka debutuar edhe me kombëtaren U21.


