Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBekim Dema largohet nga "Vllaznia B". Tashmë në kërkim të një skuadre...

Bekim Dema largohet nga “Vllaznia B”. Tashmë në kërkim të një skuadre tjetër

Tek “Vllaznia B” pritet të vijnë lojtarë të rinj por do të ketë edhe largime nga rradhët e saj. I pari madje tashmë është larguar. Bëhet fjalë për mesfushorin Bekim Dema. Ai ka tërhequr edhe dokumentacionin në klub dhe është vënë në kërkim të një skuadre tjetër. Objektivi i 24 vjeçarit është për të lëvizur jashtë vendit megjithatë opsionet janë edhe për në Shqipëri. Ky lojtar ka patur një karrierë shumë të mirë deri tani teksa e ka nisur nga Vllaznia, ka luajtur më pas me Skënderbeun, Kukësin, Laçin dhe kohët e fundit për shkak të disa dëmtimeve qëndroi njëfarë periudhe pa luajtur.

Për këtë arsye u rikthye në Shkodër duke u aktivizuar me ekipin “Vllaznia B” por tashmë edhe prej aty është larguar. Brenda pak ditësh me shumë mundësi do të mësojmë edhe për destinacionin e tij të ri.

© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments