HomeKRYESORESpal ndal Juven pas 12 fitoresh, Napoli ‘fërkon duart’

Spal ndal Juven pas 12 fitoresh, Napoli ‘fërkon duart’

Pas 12 fitoresh radhazi, vjen edhe ndalesa për Juventusin, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Spalit.

Atë që nuk e bënë shumë skuadra të gjysmës së parë të tabelës së renditjes, e bën Spal, një skuadër e ardhur rishtazi në Serinë A dhe që lufton për të vijuar qëndrimin edhe për një tjetër sezon.

Skuadra e trajnerit Semplici u rreshtua mjaft mirë në mbrojtje dhe dha gjithçka për t’i mbyllur hapësirat kundërshtarit.

Nga ana tjetër, Allegri ‘shkundi’ skuadrën në pjesën e dytë, duke shtuar edhe forcat sulmuese, me aktivizimin e Mandzukiç, por nuk ia doli të thyejë fortesën e vendasve.

Nga ky hap fals i bardhezinjve, ‘fërkon duart’ Napoli, që sheh të rikthehet edhe njëherë në lojë për titullin kampion, ndonëse momentalisht Juventus është i shkëputur me 5 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments