HomeKRYESOREMbrëmje historike/ Ajaksi kualifikohet në 1/16-at pas më shumë se një dekade

Mbrëmje historike/ Ajaksi kualifikohet në 1/16-at pas më shumë se një dekade

Nuk ndodhte që nga viti 2006 që Ajaksi, një nga klubet më të suksesshme dhe me historinë më të pasur në botë, të kalonte nga faza e grupeve në Champions League.

Gjigantët holandezë mposhtën AEK-un e Athinës në një ndeshje me shumë tension dhe në kryeqytetin grek, ishte Tadiç ai që iu dha fitoren historike.

Periudha 12-vjeçare që e pa Ajaksin të mos kualifikohet për në 1/16-at ishte diçka deri diku e pabesueshme, pasi bardhekuqtë kanë qenë gjithmonë të suksesshëm në arenën evropiane.

Historia e ketij klubi na thote shume gjera megjithate ne keto vite duket se drejtuesit e klubit me shume duket se kane menduar te mbushin arken duke prodhuar e shitur lojtare, sesa kane tentuar te ndertojne ekipe cilesore.

A eshte ky nje fillim i ri per Ajaksin? Kualifikimi i sotem mbase eshte hapi i pare i hedhur per nje histori tjeter te ketij klubi legjendar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments