Nuk ndodhte që nga viti 2006 që Ajaksi, një nga klubet më të suksesshme dhe me historinë më të pasur në botë, të kalonte nga faza e grupeve në Champions League.

Gjigantët holandezë mposhtën AEK-un e Athinës në një ndeshje me shumë tension dhe në kryeqytetin grek, ishte Tadiç ai që iu dha fitoren historike.

Periudha 12-vjeçare që e pa Ajaksin të mos kualifikohet për në 1/16-at ishte diçka deri diku e pabesueshme, pasi bardhekuqtë kanë qenë gjithmonë të suksesshëm në arenën evropiane.

Historia e ketij klubi na thote shume gjera megjithate ne keto vite duket se drejtuesit e klubit me shume duket se kane menduar te mbushin arken duke prodhuar e shitur lojtare, sesa kane tentuar te ndertojne ekipe cilesore.

A eshte ky nje fillim i ri per Ajaksin? Kualifikimi i sotem mbase eshte hapi i pare i hedhur per nje histori tjeter te ketij klubi legjendar.