HomeBOKSJurgen Uldedaj: Titullin Kampion Bote ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm...

Jurgen Uldedaj: Titullin Kampion Bote ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm të jetës time

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ka fituar mbrëmë ndaj argjentinasit Nikolas Leandro Arganaraz, në sfidën që zgjati plot 10 raunde.

Një fitore e cila ka entuziasmuar shumë jo vetëm sportdashësit e pranishëm në “Tirana Olimpik Park” por edhe vetë boksierin e talentuar i cili në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes, ka patur edhe një dedikim të veçantë kur ka thënë:

“Ky është thjesht një motivim i vogël, për t’u shpallur kampion bote kur të rritem, në këtë federatë. Kundërshtari nuk kishte ardhur kot, edhe ai luftoi, por sonte fitoi më i miri.

Përderisa kam marrë iniciativën për të hipur në këtë ring, nuk kam frikë. Kam qenë i sigurt për fitoren. Titullin ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm, babait dhe xhaxhait tim.” – ishin fjalët e para të Uldedajt për Rtsh pas fitores së titullit botëror.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments