HomeKRYESORESulmuesi shkodran Sindrit Guri në kërkim të një aventure të re?!

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri në kërkim të një aventure të re?!

Sidrit Guri, ishte një nga emrat më të spikatur të futbollit shqiptar, sezonin që lamë pas me paraqitjet që bëri në kampionatin shqiptar. Pas asaj forme shumë të mirë, ai u transferua tek Oostende, në kampionatin belg.

Aventura e tij tek ky ekip duket që nuk po shkon aq mirë sa pritej. 25-vjeçari është një lojtar stoli dhe futet rrallë në fushë. Ai nuk ka bindur trajnerin dhe stafin drejtues, të cilët kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Tom De Suter, një sulmues 33-vjeçar belg me shumë eksperiencë, i cili ka luajtur në ekipe të ndryshme në Belgjikë e jashtë saj, është ai që do të marrë mbi shpatulla ekipin.

Ndërkohë hapësirat për Gurin do të jenë të pakta dhe kështu një largim nga skuadra është shumë i mundshëm. Shqiptari është nxjerrë në merkato dhe një ofertë sado e vogël të jetë do të pranohet për lojtarin, i cili duhet të kërkojë një ekip të ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments