Pero Pejiçit nuk i ndahet shpirt nga Kategoria Superiore dhe këtë po e tregon edhe njëherë tjetër me rikthimi në Shqipëri. Ai do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore dhen njëherë tjetër, por këtë radhë ndryshe nga herët e tjera kur ishte pjesë e ekipeve elitare, ai do të firmos me një ekip mbijetese.

‘Kruja Sport’ raporton se Pejiç është shumë pranë firmës me Kastriotin dhe ditët në vijim, pritet që Pejiç të rikthehet në Shqipëri, për të diskutuar edhe detajet e fundit të kontratës së re me Kastriotin.

Ai rikthehet në Shqipëri për të dytën herë në pak vite, duke qenë se edhe para disa sezonesh u largua në drejtim të Iranit nga Kukës e më pas u rikthye te Kukësi sërish.

Pejic ka qenë dhe mbetet një nga sulmuesit më të suksesshëm në Kategorinë Superiore, duke fituar disa trofe me fanella të ndryshme, ku së fundmi u largua si kampion me Kukësin. Natyrisht, një sulmues si Pejiç në sulm, do të ishte vlerë e shtuar për Kastriotin./vipsport/