Jetimë pa Kristiano Ronaldon!” Ky është titulli kryesor i të përditshmes spanjolle “As”, që i referohet sulmit të Realit të Madridit. Pa portugezin, reparti i avancuar i madrilenëve ka zhgënjyer, duke shënuar pak gola.

Dyshja Bejl-Benzema ka shënuar vetëm 10 gola dhe vetëm dyshja e Atletikos së Madridit, Kosta-Griezman, ka shënuar më pak nga klubet e mëdha europiane.

Sulmi i Realit të Madridit këtë vit ka qenë më pak efektivi në 12 vitet e fundit. Ky repart nuk shënonte kaq pak gola që prej sezonit 2006/2007, ndaj dhe drejtuesit e klubit spanjoll janë në kërkim të një goleadori prej muajsh. / Vipsport /