Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE bujshme nga Italia, Igli Tare kërkon një tjetër shqiptar për tek...

E bujshme nga Italia, Igli Tare kërkon një tjetër shqiptar për tek Lazio

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

 

vedat muriqi

 

Sipas asaj që është raportuar sot nga “ LaLazioSiamoNoi”, Lacio e shikon shqiptarin e Kosovës si zëvendësuesin ideal të Çiro Imobile. 25-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Besën e Kavajës dhe Teutën, ka shënuar 17 gola me klubin turk të Rizesportit dhe ka asistuar 8 herë në sezonin që sapo përfundoj. Igli Tare, i cili njëkohësisht është dhe drejtori sportiv i Lacios e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë dhe po mendon ta afrojë në skuadrën e tij.

vedat-muriqi

 

Shqiptari i Kosovës vlerësohet 5 milionë euro nga ekipi turk, shumë kjo e cila nuk përbën problem për një klub si Lacio. Tek skuadra kryeqytetase, Muriqi do të bashkohej me koloninë tjetër shqiptare që përbëhet nga Strakosha, Valon Berisha, Riza Durmishaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments