Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEklent Kaçi magjik, shqiptari fiton Euroturin e Austrisë

Eklent Kaçi magjik, shqiptari fiton Euroturin e Austrisë

Eklent Kaçi nuk njeh limite në sportin e bilardos. Ndonëse në moshë shumë të re (vetëm 20 vjeç), bilardisti nga Kurbini regjistroi një tjetër sukses ndërkombëtar, duke triumfuar në Euroturin e zhvilluar në Austri.

Në këtë event Kaçi mposhti me rezultatin 9-6 bilardistin gjerman, Xhoshua Filler, ku ky i fundit mban edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme botërore.

Më këtë sukses Kaçi vazhdon të ruajë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të Eurotureve. Sportisti kuqezi tregoi një nivel të shkëlqyer në këtë kompeticion, duke i fituar të gjitha përballjet e zhvilluara, ndonëse sfidonte emra të mëdhenj të sportit të bilardos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments