HomeKRYESOREShirit kapiteni dhe fjalë të bukura, Greqia kërkon t’i marrë Shqipërisë edhe...

Shirit kapiteni dhe fjalë të bukura, Greqia kërkon t’i marrë Shqipërisë edhe shkodranin Ndoj

Shkodrani Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që do të bëjë shumë jehonë në të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 ka arritur të bëj shumë realizime të bukura në kohët e fundit, ku spikat ai ndaj Barcelonës U-17.

Teksa i merrte zvarrë të gjithë nga mesfusha, në Greqi do të nisnin edhe etiketimet si “Mesi shqiptar”. Mesfushori shkodran mund të ishte një element fantastik për të rinjtë e Shqipërisë, që ta pasuronim edhe më shumë organikën tonë.

Veprat flasin në fushën e lojës se kemi të bëjmë me një lojtar që e meriton vëmendjen tonë. Megjithatë, në Greqi i dinë taktikat e vjetra për të përfituar në raste të tilla. “Sport Ekspres” zbulon nga burime të sigurta se fqinjët po tentojnë me ngulm që të bindin Andrea Ndojin që të veshë fanellën e helenëve.

Kjo lloj bindje po bëhet me fjalët e bukura dhe premtimet e grekëve, se lojtari ynë do të ketë edhe shiritin e tyre të kapitenit, vetëm që të ndërrmarë këtë vendim të guximshëm./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments