HomeKRYESOREDy ditë më parë ishte në spital si një prej nxënësve të...

Dy ditë më parë ishte në spital si një prej nxënësve të helmatosur të Postribës, sot shënoi supergol për Vllaznia U17

Dy dite me pare nje numer prej 50 nxenesish te nje shkolle te mesme ne Postribe te Shkodres perfunduan ne spital si pasoje e toksifikimit nga ushqimet qe kishin perdore.

Njeri prej tyre ka qene futbollisti i Akademise Vllaznia Enes Papaj. Per fat situata e tij nuk ka qene e rende dhe per rrjedhoje ai jo vetem qe ka dale nga spitali mbremjen e se premtes por diten e djeshme ka qene edhe ne stervitje me ekipin U19 te Vllaznise, pjese e te cilit ai eshte.

Nga sa behet e ditur, 16 vjeçari eshte stervitur me veshtiresi dhe madje herepashere i eshte dashur ta nderprese ate si pasoje e te vjellave qe e kane shoqeruar megjithate pasioni per kete loje e ka bere ate ta vazhdoje deri ne fund.

Jo vetem kaq por Papaj sot ka qene ne fushe ne ndeshjen ndaj KF Shkodra te cilen Vllaznia U17 e ka fituar 2-0 edhe fale tij. Kjo ngaqe ka qene ky mesfushor i cili mban edhe shiritin e kapitenit te ekipit qe ne minuten e 55-te ka shenuar golin e pare te ndeshjes.

Ai ka marre topin ne mesfushe, ka shmangur bukur nje kundershtar, i eshte ofruar zones dhe ka gjuajtur fort tokazi duke derguar topin ne rrjete. Nje gol qe ndryshoi ndeshjen dhe konsolidoi fitoren e kuqebluve.

Papaj ka spikatur edhe me pas me lojen e tij, me pasimet e sakta dhe karakterin qe ka treguar ne fushe dhe jo me kot ka marre edhe duartrokitjet e tifozeve te pranishem. Nje lojtar vertete i se ardhmes…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments