Sulejman Starova, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” që transmetohet në ABC News, ka analizuar atë që ndodh në Superiore, nga ndeshjet, te skuadrat në veçanti. Flamurtari dhe Partizani ishin në fokusin e trajnerit të njohur.
“Flamurtari duhet llogaritur si skuadër, edhe pse kanë marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Ata kanë ndalur Laçin në fund kur isha unë trajner. Tiranën dhe Skënderbeun. Partizani ishte i katërti. Ata kanë mundësi të të ndalin.
Pse tha trajneri i Partizani duhet mobilizim. Ata po stërviten më tepër, kanë hyrë në formacion dy të tjerë. Ata e kanë të vështirë të fitojnë, por mund të hapin probleme. Ka ndalur ekipet më të forta”.
![]()
“Sipas meje, ai klub gjigant në Shqipëri, është për të ardhur keq që po merr rrugën për në të dytën. Kanë ndalur ekipet e forta dhe së bashku me Luftëtarin kanë në dorë kampionati”.
“Partizani pësoi një gol që evitohej. Humbi mundësinë të shkëputej. Forca e Partizanit është se stoli i Partizanit është një skuadër e fortë e Superiores. Për të bërë shkëputjen, nuk ka diferencë të madhe. Po të fitonte me penalltinë, do thoshin të gjithë u shkëput Partizani. Tani e barazojmë me të tjerët”.
“Konkurrenca ka sjellë probleme. Trashi në fillim nuk luajti në fillim, por e zuri formacionin dhe tani është në kombëtare. Asani po luan më pak, por është fituar Çinari. Bardhi po krijon hapësira që tani po luan. Lerda ka shumë alternativa, 45 minuta e pret një lojtar. Nuk është sikur ishim ne dikur, ata që ishim luanim”, tha Starova. /abcnews/







