Kosova dhe Anglia zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit kualifikuese, aty ku anglezët arritën të fitonin me rezultatin 0-4.
Të shumtë ishin tifozët e ardhur nga Anglia për të mbështetur skuadrën e tyre dhe pafat mund të konsiderohet Tom Blundell.
Tifozi i Uest Bromuiç ka provuar që të vijë në Shqipëri pas ndeshjes por ka ngatërruar autobusin dhe ka [përfunduar në Maqedoni.
Kanë qenë shokët e tij ata që e kanë denoncuar humbjen e tifozit në policinë e Kosovës dhe menjëherë janë shpërndarë fotot e tij në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e tifozit.
Pas disa orësh kërkime, Blundell u gjet në Maqedoni në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bë i mundur rikthimi i tij në Kosovë, për t’u nisur më pas në drejtim të Anglisë.
Mediat nga Kosova raportojnë se në orët e vona të natës së djeshme, ka pasur edhe përleshje në rrugët e Prishtinës mes tifozëve anglezë me njëri-tjetrin. /VipSport/