Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE PESHENGRITJEKatër peshëngritës shkodranë nderohen nga Federata

Katër peshëngritës shkodranë nderohen nga Federata

Asim Belinova, Nikolin Qyrsaqi, Gjovalin Çuni e Shemsi Bala janë nderuar dje nga Federata Shqiptare e Peshëngritje me titullin “Nderi i Federatës”. Ceremonia është zhvvilluar dje në ambjentet e hotel “Tirana Internacional” ku përveç katër shkodranë janë nderuar nga drejtuesit e kësaj federate edhe shtatë ish-peshëngritësa të tjerë nga mbarë vendi. Megjithatë shumica ka qenë nga Shkodra, si për të thënë se ky qytet nxjerr vetëm kampiona dhe rekordmena. Emra si Belinova, Qyrsaqi, Çuni e Bala janë vërtetë të nderuar dhe kontributi i tyre për këtë sport në këtë mënyrë ka marrë vlerësimin e duhur. Këta sportistë me siguri që duhet të nderohen edhe nga qyteti i tyre që vitet e fundit e ka lënë pas dore nderimin e figurave të shquara të sportit të saj.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments