HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë "Loro Boriçi" s'mungojnë as grushtat. Protagonist Bekim Kuli

Në “Loro Boriçi” s’mungojnë as grushtat. Protagonist Bekim Kuli

Sikur të mos mjaftonte incidenti mes Vajushit të Vllaznisë dhe Lalës së Dinamos që solli edhe kartonat e kuq për të dy këta futbollistë, në ndeshjen e sotme ka patur edhe incidente të tjera. Lojtari i Dinamos Bekim Kuli, në një moment ka reaguar keq ndaj mbrojtësit të Vllaznisë Petroviç, më pas ka ofenduar publikun shkodran. E ka vazhduar me një debat me Belishën në fushën e lojës dhe për “t’i vënë kapakun”, në fundin e ndeshjes, ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes, ka ofenduar sërish tifozat shkodranë. Belisha që ishte pranë tij, ka ndërhyrë duke i thënë se nuk kishte punë me tifozat por kavajasi i Dinamos ka reaguar keq edhe ndaj tij dhe në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, thuhet se nuk kanë munguar as grushtat. Në këtë rrëmujë janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë të dy skuadrave por ndërhyrja e policisë dhe drejtuesve të dy ekipeve, i ka qetësuar gjakrat. Fotografi i www.shkodrasport.com, sjell foton ekskluzive të rrëmujës së krijuar në dhomat e zhveshjes.

shkodrasport.com

 

Pamje nga rrëmuja e krijuar pas ndeshjes Vllaznia- Dinamo në dhomat e zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë.

Foto: Gjon GJEKA

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments