Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMerkato shqiptarësh në Itali, Tare ofron Berishën për Kumbullën

Merkato shqiptarësh në Itali, Tare ofron Berishën për Kumbullën

Lacio mund të transferojë në radhët e tij qendërmbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla. Sipas “Corriere dello Sport”, bardhekaltrit janë të gatshëm t’i ofrojnë Veronës lojtarin më të kushtueshëm të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berishën. Mesfushori i sjellë me bujë në verën e 2018 nga austriakët e Salzburgut thuajse është i lënë jashtë planeve të ardhshme të kryeqytetasve.

Dëmtimet e vazhdueshme nuk e kanë lejuar të shprehë më të mirën nga vetja në fushë teksa në harkun kohor të një sezoni e gjysmë është aktivizuar në total me ekipin lacial vetëm 19 herë.

Ndërkohë, pretendohet se dhe SPAL-i ka dhënë sinjale se e preferon 26-vjeçarin Berisha.

Transferimi i Kumbullës pritet t’i kushtojë Lacios rreth 15 milionë €. Megjithatë, drejtori Tare duhet të sistemojë fillimisht Berishën për t’i dhënë fanelën bardhekaltër Kumbullës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments