HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis miqësore me Trepça ‘89 dy ditë para ndeshjes me Vllazninë

Bylis miqësore me Trepça ‘89 dy ditë para ndeshjes me Vllazninë

Bylisi, luajti sot në kompleksin “Tropikal një ndeshje testuese, ku ballshiotët e Dovedan patën përballë skuadrën e Superligës së Kosovës Trepça’89. Një ndeshje mjaft e bukur dhe e fortë, me lojë të bukura nga të dyja skuadrat.

Madje, duhet theksuar se ballshiotët kanë qenë Superiorë në pjesën e parë, duke fituar dhe duke e mbyllur 45′ e parë në avantazhin 2-0. Qardaku dhe Peçi kanë shënuar për ballshiotët.

Në fraksionin e parë të testit, trajneri Dovedan ka aktivizuar një formacion miks, me disa lojtarë titullarë, por edhe lojtarë që kanë ardhur në ditët e fundit të merkatos në Ballsh, apo dhe ata që kanë qenë rezervë dhe nuk janë aktivizuar fare në dy takimet e fundit sidomos.

Trepça’89 ka shënuar dy gola dhe me barazimin 2-2 është mbyllur testi miqësor, ndërsa duhet theksuar, se në përgjithësi, ballshiotët kanë mbetur të kënaqur, sepse qëllimi i takimeve të atilla është për harmonizimin e grupit.

Bylis-Trepça’89 2-2

Shënues: Qardaku 2′, Peçi 40’/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments