Problemet, incidentet, humbja ne Gramsh dhe ndeshkimet e Disiplines jane lene nga futbolliste e Ades qe sot pasdite jane rikthyer serish tek fitorja ne kampionat.

Ato kane fituar me rezultatin 2-1 ne takimin e rradhes ndaj Tirana B, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes.

Ka qene Frroku ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 19-te te ndeshjes dhe pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te Ades.

Djemte e drejtuar nga trajneri Pepaj kane vijuar te dominojne edhe ne pjesen e dyte dhe per rrjedhoje kane fituar nje 11-metersh ne minuten e 64-te i cili eshte kthyer ne gol nga Kutureli.

Miqte nga kryeqyteti nderkohe 9 minuta para fundit te ndeshjes kane ngushtuar shifrat me ane te Lames por asgje me shume dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin 2-1 ne favor te Ades.
www.shkodrasport.com