Presidenti i Republikës Ilir Meta do të marrë pjesë nesër së bashku me ish-kapitenin e kombëtares së Shqipërisë Rudi Vata në ceremoninë e hapjes së sektorit të tifozëve të Sëlltikut në Shqipëri.

Lajmin e dha vetë kreu i shtetit në një mesazh të publikuar në faqen e tij zyrtare.

Presidenti Meta njihet si njëri prej tifozëve më fanatik të klubit legjendar skocez.

Ish-futbollisti Rudi Vata luajti me Sëlltikun në vitet 1993-1996 duke arritur të fitonte dhe Kupën e Skocisë.

Mesazhi i Ilir Metës

Nesër, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata.
Këtë herë jo për të festuar fitoren e kombëtares tonë, por për të inaguruar Celtic Supporters Club Albania
#CelticFC Hail Hail!