“Vllaznia B” nuk ia ka dale te marre pike ndaj ekipit kryesues te kampionatit te kategorise se dyte, Vores, ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te qytetit tone.

Miqte kane treguar se jo me kot jane ne krye te renditjes dhe kane arritur te fitojne me rezultatin 2-0, me dy gola te shenuar nga nje ne secilen pjese loje.

Futbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj pavaresisht perpjekjeve te tyre, nuk ia kane dale te marrin te pakten nje pike. Mosha shume e re e shumices se lojtareve te ketij ekipi, ka ndikuar perballe pervojes se kundershtarit.

Ne pjesen e pare ka qene Laçe qe ka kaluar ne avantazh Vores ne minuten e 32-te nderkohe qe ne pjesen e dyte ka qene Mashi qe ne minuten e 65-te ka dyfishuar shifrat duke mbyllur ndeshjen.

Perfundimisht 2-0 per Voren qe vazhdon te kryesoje renditjen me 56 pike nderkohe qe Vllaznia B mbetet ne kuoten e 20 pikeve dhe mban vendin e tete.
www.shkodrasport.com