Kampionati i Kategorisë së Dytë luajti ditën e sotme ndeshjet e javës së 18-të dhe në fushën e blertë, kalendari kishte rezervuar përballjen midis Adës dhe Gramshit.

Pasditën e sotme, ato të dyja kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave në fushën sportive “Ada” në Velipojë.

Në fund, kanë triumfuar velipojakët e trajnerit Arbër Shytani me rezultatin 4-1. Katër golat për Adën, kanë patur për autorë Hasajn me një penallti, ndërkohë të tjerët janë shënuar nga Keshtejaku dhe Laçeja, ndërsa i fundit ka patur për autor Nikën.

Ndërkohë, golin e vetëm për Gramshin, e ka shënuar Lena. Vetë ky rezultat tregon më së miri se pak nga pak edhe pretendimet e ekipit të Adës, ndoshta mund të ndryshojnë në vazhdimin e kampionatit.

Me këtë fitore, Ada renditet në vendin e 10-të me 15 pikë, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajë me Orikun, në një transfertë mjaft të vështirë, pas dy javësh.
Maringlen ZHIVANI