Emri I Ardian Arrës është përkujtuar sërish me një aktivitet shumë të bukur të organizuar nga mjeshtri I njohur Hysen Zmijani. E zhvilluar për disa javë me rradhë në kompleksin sportiv “Zmijani” kjo kupe me emrin e Ardian Arres per futbollistet 12 vjeçare ka patur kulmin dje me zhvillimin e ndeshjes finale ne mes ekipeve te Adës dhe Juban Danjës. Pas barazimit 1-1, me penallti ka qenë ekipi I Adës ai që ka merituar kupën “Ardian Arra”. Menjëherë pas kësaj ndeshje është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të kupës teksa organizatori Hysen Zmijani ka falenderuar pjesmarrësit ndërkohë që në emër të familjarëve, ka qenë djali I mjeshtrit Ardian Arra ai që I ka dhënë kupën kapitenit të Adës. Më shumë sesa emri I fituesit, e rëndësishme është që kjo figurë e madhe e futbollit shkodran dhe atij shqiptar është nderuar ashtu siç duhet. Këtë gjë ka thënë edhe trajneri I ekipit fitues Valmir Kurti që është shprehur: “Mendoj se e kemi merituar këtë kupë sepse jemi paraqitur shumë mirë madje mund të kishim merituar më shumë edhe në kampionat ku u renditëm të dytët. Por pavarësisht kësaj, i gëzohem kupës që fituam për një arsye të madhe. Kjo është kupa që zhvillohet në nderim të Ardian Arrës, profesorit tim të parë, njeriut që më shtoi dashurinë për këtë lojë magjike dhe kuptohet që emocionet janë të mëdha. Ka qenë një njeri i rrallë dhe këtë nuk e them kot por ngaqë e ndjej nga brenda keqardhjen se çfarë do të thotë të mos kemi më pranë një njeri të tillë”. Në ceremoninë e zhvilluar ka rënë në sy prania e shumë mjeshtrave të futbollit shkodran që kishin ardhur për të nderuar kolegun e tyre të ndarë nga jeta pak muaj më parë. Interesim shumë të madh ka patur edhe nga sportdashësit të cilët kanë qenë në një numër të konsiderueshëm në këtë aktivitet.
www.shkodrasport.com