Nga Veleçiku i ketij sezoni ka patur jo pak largime, por nderkohe ka patur edhe afrime lojtaresh. Disa prej tyre jane bere tashme pjese e skuadres koplikase, por ka edhe te tjere qe mund t’i bashkohen ne ditet ne vijim asaj.

Njeri nga lojtaret me te rendesishem qe i eshte bashkuar kesaj skuadre eshte Admir Ujkaj. 27 vjeçari qe prej disa sezonesh ka qene pjese e ekipit te Burrelit, tashme ka vendosur te kthehet aty ku e ka nisur karrieren dhe ky ka qene nje lajm i mire per trajnerin Rustemaj.

Kjo ngaqe Admir Ujkaj tashme ka pervojen e duhur dhe shpresohet ta ndihmoje shume Veleçikun ne sezonin e ri. Kete gje e ka shprehur edhe ne miqesoren e djeshme ndaj Beselidhjes te luajtur ne Koplik dhe te fituar prej koplikasve me rezultatin 4-2.

Interesant eshte fakti qe Ujkaj nuk ka luajtur ne pozicionin e tij te zakonshem, ate te mbrojtesit te majte por si mesfushor i ketij krahu. Megjithate ai e ka bere mire detyren dhe kjo i ka kenaqur te gjithe.

Trajneri Rustemaj pak kohe me pare u shpreh me pesimizem per te ardhmen ngaqe ishin larguar disa lojtare, por me ardhjen e Ujkajt apo dhe te ndonje lojtari tjeter gjerat kane ndryshuar dhe skuadra po shfaqet mire ne ndeshjet miqesore qe po zhvillon gjate kesaj periudhe te prag- sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/