Del në skenë grupi i biznesmenëve që dëshirojnë të marrin drejtimin e Vllaznisë. Nëse deri më tani ishte folur vetëm në opinion, gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër. Për këtë arsye, këta biznesmenë janë mbledhur sonte dhe kanë rënë dakord me hapat që do ndjekin në të ardhmen. Madje, puna e tyre do nisë që nesër me hartimin e një kërkese zyrtare për këtë qëllim. Por nëse në fillim u mendua se në këtë mes do ishte vetëm biznesmeni dhe ish-presidenti I Vllaznisë Agron Çela, sonte është marrë vesh se rreth tij janë edhe disa biznesmenë të tjerë.
Bëhet fjalë për Xhevdet Amulin që ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit të klubit për tre vite me rradhë, por edhe të Paulin Radovanit, Flamur Hoxhës dhe Ylvi Mashit. Bashkë me ta, sonte ka qenë edhe Ormir Rusi, ish- kryetar I Bashkisë Shkodër në vitin 2003, kur u pat bërë një organizim I tillë po prej tij dhe dëshira për ta ngritur Vllazninë sërish në nivele të larta, I ka mbledhur ata përsëri sëbashku. Nga ky grup I para 9 viteve mungon vetëm Valter Fushaj. Nuk përjashtohet mundësia që edhe ai të bashkohet me ta në të ardhmen ndonëse pretendimet e tij kanë qenë sërish për ta marrë I vetëm klubin. Megjithatë tashmë kemi lëvizjen e parë. Ditën e nesërme, kërkesa e nënshkruar dhe e firmosur nga 6 personat e mësipërm , do të dorëzohet në Bashkinë Shkodër me idenë e paraqitjes në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak në fund të këtij muaji. Por mund të ndodhë edhe tjetër gjë. Nëse Fushaj apo dikush tjetër bën të njëjtën gjë, ka një dilemë se si do vendoset.
www.shkodrasport.com