Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar rreth lajmit për arritjen e një marrëveshjeje me Carlo Ancelottin. Trajneri italian ndodhet nën kontratë me Real Madrid.

Përpara finales së Botërorit për Klube ndaj Al Hilal (11 shkurt), Ancelotti u përgjigj: “Nuk e di nga doli ky lajm. Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”.

Shtypi brazilian ishte i bindur se Ancelotti do të bëhej trajneri i ri i pesë herë kampionëve të botës. Së fundmi ka reaguar edhe Federata latine, duke mohuar zërat e akordit.

“CBF deklaron se lajmi i publikuar të premten se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i Brazilit, është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Puna për gjetjen e trajnerit të ri vazhdon. Vendimi final do të komunikohet në kohën e duhur”, lexohet në komunikatën zyrtare.