Gazmend Gashi, një tifoz i Juventusit, ishte i ftuar në “Dueli Sportiv”. Në këtë emision që zhvillohet në Kosovë është diskutuar së tepërmi sa i përket dënimit me ulje pikësh për bardhezinjtë. Gashi ka ndërtuar krahasimin që solli jo pak të qeshura.

Tifozi u shpreh se Juventusi në Itali është si Luiz Ejlli te Big Brother, të gjithë e kanë inat nga brenda pjesëtarëve të futbollit, por publiku e do.

“Inati është vetëm te Juventusi. Janë 20 ekipe dhe dënohet Juventusi. Juventusi në Itali është si Luizi në Big Brother.
Të gjithë ia kanë inatin, por publiku e do. Nga një anë më mirë që po dënojnë Juventusin se iu bë fëmija për të shkuar në fakultet tifozëve të Interit dhe Milanit pa fituar asgjë”, tha Gashi.

Kujtojmë se Luizi është kthyer në një fenomen në mbarë trojet shqiptare dhe ka bërë për vete po ashtu edhe emigrantët.

Madje në disa ndeshje futbolli, lojtarët që kanë shënuar gola sidomos ata të Vllaznisë ia kanë dedikuar atij. Nuk kanë munguar as parrullat e tifozëve.