Pas ndërprerjes së kampionatit, trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, kërkon ta rinisë aty ku e la, pa menduar aspak për sfidën me PSG-në. Napoli luan në Udine, një fushë e vështirë për të, por nuk duhet të humbë terren ndaj Juves, duke ditur që kalendari pas Romës bëhet disi më i lehtë.

Ndeshje delikate për trajnerin Ançeloti, pasi shumë lojtarë kanë qenë të impenjuar me kombëtaret e tyre, ndërsa Insinje është dëmtuar dhe nuk luan, por edhe disa të tjerë kanë probleme fizike. Kështu, në ndeshjen me Udinezen Napoli do të ketë disa ndryshime.

Në portë do të jetë Karnezis dhe ko Ospina. Në mbrojtje pritet të luajnë Kulibali dhe Maksimoviç, në mënyrë që Albiol të çlodhet.

Në krahun e djathtë Malkuit është favorit ndaj Hysajt dhe në të majtë Mario Rui. Në mesfushë do të jenë Alan dhe Zielinski në qendër dhe Kalehon dhe Verdi në krahë. Në sulm do të aktivizohet dyshja Milik-Mertens.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, tashmë e ka shumë të vështirë për të qenë në formacion. Paraqitja e tij kohët e fundit nuk ka qenë e mirë dhe francezi Malkuit po ia rrëmben vendin e titullarit. /vipsport/