Roko Vata ka debutuar në ekipin e parë të Celtic dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura europiane. Megjithatë lojtari duket ende larg Shqipërisë.

Këtë e ka shprehur edhe Rudi Vata në intervistën e dhënë për “The Sun”: “Nëse luan mirë te Celtic, bëhet i rëndësishêm, Roko do të jetë aset për Irlandën.

Ai ka lindur në Skoci, ka luajtur për Irlandën që 14-vjeç, po përmirësohet aty dhe ndihet i lumtur, kjo ka rëndësi”, tha Rudi Vata. Ne fakt ne lidhje me kete zgjedhje te lojtarit dhe prinderve te tij, ne Shqiperi eshte komentuar jo pak.

Te shumte kane qene ata qe i kane kerkuar Rudit ta sjelle te birin tek kombetarja kuqezi, por ish-kapiteni i saj e ka shprehur hapur pakenaqesine e tij ne raport me drejtuesit e FSHF-se qe asnjehere nuk ia kane bere nje ftese dhe as do t’ia bejne te birit per t’u veshur kuqezi.

Si rrjedhoje Roko duket shume mire me zgjedhjen qe ka bere per te perfaqesuar Irlanden e po ashtu edhe prinderit e tij qe vazhdojne ta mbeshtesin fort ne çdo hap qe ai hedh./SHKODRA-SPORT.COM/