Anglia dhe SHBA kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në ndeshjen e tyre në Grupin B të Botërorit, duke lënë gjithçka të hapur për sfidat e fundit në këtë grup shumë interesant ku mund të ndodhë gjithçka.

Anglia sot kishte mundësinë të siguronte një biletë në fazën tjetër të turneut nëse fitonte ndaj amerikanëve. Por britanikët dhuruan shumë pak për të marrë tri pikët, duke zhvilluar një sfidë të dobët në fazën sulmuese, ndërsa u vunë disa herë në vështirësi nga amerikanët të cilët tronditën edhe traversën.

As zëvendësimet e Sauthgejt nuk dhuruan ndonjë ndryshim në lojën e ekipit në pjesën e dytë dhe kështu, gjithçka u mbyll me barazimin 0-,

Anglia barazoi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e dytë të sfidave në grup dhe shtyn për ndeshjen e fundit sigurimin e kualifikimit.

“Tre Luanëve” tashmë do t’u duhet thjesht të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta ftojnë ndeshjen e fundit.

ANGLI-SHBA 0-0