Vllaznia e femrave pesoi mbremjen e se merkures edhe humbjen e trete rradhazi ne fazen e grupeve te Champions League, kete here ndaj Paris Saint Germain ne shifrat 0-5. Shkodranet rezistuan rreth 40 minuta duke e mbajtur porten te paprekur, por jo me shume.

Megjithate kjo ndeshje ka patur edhe nje te veçante brenda, aktivizimin e disa lojtareve te reja te Vllaznise. Keshtu, ne mungese te Popoviç te demtuar dhe amerikanes Knox te larguar, ne qender te mbrojtjes kete here ka luajtur 19 vjeçarja shkodrane Matilda Gjergji.

Por jo vetem kaq. Trajneri Leka dhe stafi i tij duke pare qe skuadra pesoi edhe golin e katert, vendosi qe te hedhe ne fushe disa lojtare te reja, per t’i dhene me shume moral per vazhdimin e karrieres se tyre te metejshme.

Kështu, në minutën e 78-të ka hyrë në fushë sulmuesja Klaudia Borci. Ajo eshte vetem 16 vjeçe dhe zurin vendin e sulmueses tjetër Jehona Shala. Ndërkohë në minutën e 86-të ka hyrë në fushë edhe lojtarja tjetër e re, Arlinda Kodra e cila ka zënë vendin e amerikanes Meghan Cavanaugh.

Kodra kujtojme qe luan ne rolin e mesfushores se qendres dhe eshte vetem 17 vjeçe. Sakaq, në minutën e 90-të ndërkohë është larguar 19 vjeçarja Matilda Gjergji dhe në vend të saj është aktivizuar 19 vjeçarja tjeter Suzane Vuksani.

Te kater keto lojtare jane te gjitha shkodrane dhe drejtuesit e klubit kane vendosur te investojne tek to dhe aktivizimi edhe ne ndeshje te tilla si kjo ndaj PSG, flet vete per mbeshtetjen e madhe qe jane duke u dhene atyre.

Presidenti Matija e ka permendur shpesh qe nuk do heqin dore nga produkti vendas dhe po e mbeshtesin si duhet ate. Per kete mjafton te rikujtojme qe dy dite me pare kane luajtur ndaj ekipit te madh francez edhe nje 16 vjeçare, nje 17 vjeçare dhe dy 19 vjeçare. Kuproget si asnje ekip tjeter europian qe luan ne kete tur te Liges se Kampioneve./SHKODRA-SPORT.COM.