Anis Mehmeti ka debutuar në Championship. Lojtari shqiptar do të transferohej te Bristol pas eksperiencës së kaluar me Wycombe në League One.

Në ndeshjen e sotme ekipi i futbollistit të Kombëtares arriti të fitonte me shifrat 1-0 ndaj Norwich.

Sa i përket Mehmetit, do të hynte në fushën e lojës për 31 minuta.

Ndërkohë me këtë fitore Bristol renditet në mesin e tabelës dhe është vetëm 7 pikë larg nga zona e Play Off mes ekipeve që kërkojnë të ngjiten në Premier League.