Ansi Nika është një nga lojtarët që spikati në këtë sezon me Laçin. Mesfushori i njohur ishte titullar i padiskutueshëm me kurbinasit.

Megjithatë në këtë merkato të nxehtë vere, emri i tij po lakohet për t’u larguar. Deri më tani s’ka asgjë zyrtare pasi ai vijon të jetë pjesë e organikës kurbinase.

Disa skuadra në Superiore e duan, por pezull te Laçi e mbajnë pikërisht Kupat e Europës.

Çdo lojtar dëshiron të luajë në Europë pasi shpeshherë ajo ka shërbyer si një trampolinë për të hedhur hapin e madh në karrierë: për t’u transferuar jashtë Shqipërisë.

Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Nikajt, lojtar që ka luajtur me disa ekipe në vendin tonë./newsport/