Qe prej pak kohesh i eshte bashkuar skuadres se njohur greke te Panionios ku po ben mire dhe padyshim qe kjo do ta ndihmoje per te ngjitur shkallet e karrieres. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Arlind Kalaja.

Pas pervojes se kaluar ne Suedi, ai tashme ka nisur nje tjeter te re ne Greqi, per te cilen thote duke folur ne “Zona 30” thote: “Panionios eshte ne fazen e ringritjes pas problemeve qe ka patur. Njerezit kane filluar te afrohen dhe per momentin jemi ne vendin e pare, me 12 pike te shkeputur nga vendi i dyte.

Per mua personalisht ardhja tek Panionios mendoj se ka qene levizja e duhur sepse perveç faktit qe ketu e kam gjetur veten shume mire dhe po ashtu jam pershtatur edhe shume mire. Kjo edhe fale menyres qe me ka pritur ekipi, por edhe arsyen tjeter qe Panionios eshte emer i madh ketu ne Greqi dhe e vleresojne shume si ekip.

Mua personalisht po me ecen mire deri tani dhe prandaj them se ka qene levizja e duhur. Kam krijuar nje klime shume te mire ketu ne skuader dhe me duan dhe me respektojne te gjithe shoket e ekipit, por te mos harrojme se kam edhe tre shqiptare te tjere qe luajne ketu, Rakip Bregu, Gerti Hoxhalli dhe Anio Poçi.Momentalisht jam i fokusuar vetem tek Panionios, po mundohem te bej sa me mire per kete skuader dhe nuk po mendoj per me larg”.

I pyetur nderkohe per Vllaznine, ish- futbollisti i saj Arlind Kalaja do te thoshte: “Normalisht qe me mungon Vllaznia, skuadra ku jam rritur. Ne Shkoder kam shume miq, kam familjen time, me mungojne shume, por futbolli keshtu eshte. E ndjek Vllaznine sa here qe me jepet mundesia. E kam te pamundur qe te mos ndjeke sepse eshte pjese e imja. Me vjen mire per ecurine e javeve te fundit dhe sigurisht qe ia uroj titullin kampion. A do kthehem nje dite? Pse jo, ajo eshte shtepia ime”./SHKODRA-SPORT.COM/