Humbja e javes se kaluar ne Burrel ndaj Klosit me rezultatin 1-0, ka lene nje shije shume te keqe tek te gjithe pjestaret e Basanias sepse ne fakt nuk pritej ai rezultat. Merzia dhe zhgenjimi kane qene ne piken maksimale, por duket se tashme çdo gje ka kaluar, edhe fale mbeshtetjes qe kane marre nga sportdashesit.

Ne faqen e tyre zyrtare, klubi i Basanias ka marre shume mbeshtetje e kjo reflektohet edhe statusi i shperndare prej vete atij kur shkruan: “Të shumta kanë qënë mesazhet inkurajuese në publik dhe në privat pas rezultatit zhgënjyes dhe befasues në ndeshjen e djeshme.

Është arsye e fortë kjo që e ndjejmë si detyrim t’i falenderojmë përzemërsisht të gjithë për mbështetjen. Është po ashtu arsye e fortë për të reaguar dhe për të treguar se Basania i ka të gjithë cilësitë dhe mundësitë për të qënë Dinjitoze dhe përfaqësuese e vlerave më të mira sportive dhe qytetare. ECIM me DINJITET. NDËRTUAR PËR TË QËNË N’PIEDESTAL
Basania FC”.

Nje mbeshtetje e tille padyshim qe ka ndikuar per mire, por sigurisht qe nuk mjafton. Skuadra ka zhvilluar analizen e kesaj ndeshje dhe eshte munduar te nxjerre edhe shkaqet qe çuan ne ate paraqitje te dobet dhe me pas edhe ne ate humbje te pamenduar.

Tashme te gjithe jane te vetedijshem qe kthesa duhet te vije menjehere, duke filluar nga kjo e diele kur Basania do te prese ne fushen sportive te Bushatit ekipin rival KS Arnisa , ndaj te cilit padiskutim qe objektivi i vetem eshte fitorja, me te cilen do t’i marrin asaj vendin e dyte ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/