Armando Broja ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses 2-0 kundër Sparta Roterdam. Sulmuesi i përfaqësues kuqezi arriti të realizonte, teksa i mjaftuan vetëm 16 minuta në fushë për ta bërë diçka të tillë.
Pandemia e Coronavirusit ka prekur edhe klubin holandez teksa trajneri Thomas Letsch është infektuar me COVID-19. Kësisoj ai është zëvendësuar për këto sfida të para nga Edward Sturing.
Ky i fundit ka folur me superlativa për talentin e kombëtares sonë duke e cilësuar si një lojtar fantastik.
“Do të jem trajneri i Vitesses për disa ditë. Brojën nuk e njihja, por çfarë futbollisti fantastik”, ka thënë Sturing për gelderlander./newsport/